Lajme

Kryetari i Ferizajt: Si shkak i reshjeve, doli nga shtrati lumi “Neredime”- u vërshuan disa zona

07/06/2023 15:41
nga:Genita C

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka bërë të ditur se lumi “Nerodime” ika dalur nga shtrati si shkak i reshjeve të dendura të shiut.

Me anë të një postimi në Facebook, Aliu ka publikuar disa foto të dëmeve nga vërshimet. Ai ka thënë se ndihma u është ofruar qytetarëve nga kapacitetet e komunës.

“Mbrëmë, reshjet aq të dendura të shiut, bënë që të dalë nga shtrati lumi “Neredime” e për pasojë të vërshohen disa zona të Ferizajt, disa nga fshatrat e Grykës së Neredimes dhe një pjesë e fshatrave Slivovë, Koshare e Dremjak, ku bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili dhe ekipet emergjente dolëm në vizitë, për të ofruar gjithë kapacitetin tonë organizativ emergjent në mbrojtje të jetës e pasurisë së qytetarëve”, ka deklaruar ai.