Zgjedhjet Lokale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, voton nesër në ora 09:00 në Shkollën e mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”

10/16/2021 19:09
nga:Y I

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të votojë nesër në orën 09:00 në Qendrën e Votimit 1910E, Shkolla e mesme e Mjekësisë “Ali Sokoli” Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Ndërsa konferencat nga AAK-ja, do të mbahen në Selinë Qendrore të AAK-së, në orën 13:00, 17:00 dhe 21:00.

Njoftimi i plotë i AAK-së:

09:00 – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj voton në Qendrën e Votimit 1910E – Shkolla e mesme e Mjekësisë “Ali Sokoli” Prishtinë (vendvotimi 1910E/03R).

Konferencat e rregullta për media, do të mbahen në Selinë Qendrore të AAK-së, në këto orare: 13:00, 17:00 dhe 21:00.

Në rast të ndonjë ndryshimi, ju njoftojmë me kohë.

Duke ju ftuar që t’i ndiqni këto aktivitetet, ju njoftojmë poashtu që gjatë tërë ditës së zgjedhjeve, 17 tetor, mbetemi të hapur për të na kontaktuar lidhur me çështjet/temat që ju mund të keni interesim të caktuar.
(Kontakti me zëdhënësin e partisë Lulëzim Blaka në numrin 043 760 760).

Me respekt,
AAK – Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun