Sporti

Kryetari Bulliqi premton premi 10 mijë euro për futbollistët e Llapit nëse Kupa e Kosovës shkon në Podujevë 

05/12/2021 20:29
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll, me skuadrën fituese që do të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane.

Në finale takohen Dukagjini dhe Llapi, skuadra nga Liga e Parë dhe ajo nga Superliga. Dy skuadra që nuk e kanë fituar asnjëherë trofeun e Kupës.

Për Llapin suksesi në këtë finale do të thotë dalje e sigurt në Evropë, pasi tashmë është licencuar për garat evropiane  Para finales së madhe, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vizitoi futbollistët dhe stafin teknik të K.F Llapi.

Bulliqi i përgëzoi futbollistët për suksesin e arritur dhe ju dëshiroj suksese sonte. Bulliqi shprehet i bindur që pas 89 viteve si klub sot Llapi do stoliset me trofeun e Kupës së Kosovës.

Kryetari Bulliqi u tha lojtarëve që krejt Llapi sot i ka sytë tek ta, dhe kërkoj të na bëjnë krenar! Po ashtu në rast fitore, Bulliqi premtoj një premi prej 10000 Euro që do të ndajnë si institucion komunal për futbollistët e KF Llapit.