I pari i qytetit më të vjetër në Kosovë, Xhafer Tahiri, ka akuzuar VV-në në Vushtrri se nëpërmjet pushtetit qëndror po e bllokon zhvillimin e qytetit.
Në “Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i portalit GazetaBlic, Tahiri tha se dega e Vetëvendosjes në Vushtrri, me të cilën dikur ishte në bashkëqeverisje, po e pengon zhvillimin.
Madje, ai tha se për këtë po e përdorë faktin që Lëvizja është në qeverinë qëndrore.
“Ndërtimi i sheshit të pavarësisë dhe rrëzimi i objektit të ish-gjykatës janë dy nga projektet që u bllokuan nga VV-ja. Ata votuan kundër në asamble, ndërsa menjëherë dërguan ankesa në qendër.
Për të dyja çështjet, pra ndërtimin e sheshit të pavarësisë dhe rrëzimi i objektit të ish-gjykatës kemi gjetur besimin e qytetarëve që jetojnë aty afër dhe që kanë informacione lidhur me to”, tha ndër të tjera Tahiri.
Xhafer Tahiri: Po të kthehej koha, do ta nënshkruaja sërish koalicionin me VV-në në Vushtrri!
/GazetaBlic/