Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë mbajtur një takim virtual me Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland.
z. Wieland e uroi kryetarin Abdixhiku për detyrën e re dhe konfirmoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me LDK-në, si parti anëtare në Partitë Popullore Evropiane.
Kryetari Abdixhiku e falënderoi z. Wieland për urimin dhe për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në përgjithësi, thuhet nga zyrja për komunikim me publikun e kreut të LDK-së.
Kryetari Abdixhiku dhe Zëvendëspresidenti Wieland diskutuan edhe për çështjet aktuale politike në vend me fokus të veçantë në zhvillimin e LDK-së, por edhe për integrimin e Kosovës në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare.
LEXO EDHE: