Kryetarët e komunave dhe këshilltarët e asambleve komunale në veri të Kosovës kanë dhënë sot dorëheqje nga postet e tyre.
Dorëheqjet e dorëzuara përfshijnë komunat si në vijim; Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Putok.
Dorëheqjen e tyre kanë ardhur pasi të shtunën Lista Serbe njoftoi se do të largohen nga institucionet e Kosovës.
Kjo për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës rreth targave.
Ata po kërkojnë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për çka kryeministri Albin Kurti është shprehur haptazi kundër saj.
Jep dorëheqje kryetari i Mitrovicës Veriore


