Lajme

Drejtorët e komunave-MASHT: Zgjidheni probleminin e mësimdhënësve të infektuar, mos u bëni si IKSHPK që tregon veq shifra!

01/28/2022 18:54
nga:Y I

Kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka kërkuar nga MASHTI që të gjendet një zgjidhje sa i përket zëvendësimit të mësimdhënësve të infektuar me Covid-19, raporton Gazeta Blic.

Ibrahimi tha që nga shtatori, Asociacioni i Komunave të Kosovës e ka ngritur këtë shqetësim por që nga ajo kohë MASHTI nuk ka gjetur asnjë zgjidhje.

Ai tutje tha se MASHTI është bërë si IKSHPK që po tregon çdo ditë numrat e nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar.

“Komunat kërkojnë zgjidhjen e problemit me zëvendësimet e mësimëdhënësve të infektuar sepse MASHTI është bërë njejtë si IKSHP që po i tregon për çdo ditë numrat e nxënësve dhe mësimëdhënësve të infektuar. Që nga shtatori i vitit 2021 Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ngritur shqetësimin për mësimëdhënësit e infektuar dhe zëvendësimin e tyre. Që nga ajo kohë MASHTI nuk ka gjetur ndonjë zgjidhje e as nuk shihet ndonjë interesim për të zgjidhur këtë problem përveç dërgimit të porosive që mësimëdhënsit duhet të jenë solidar dhe ta zëvendësojnë njëri tjetrin dhe që kanë marrë pothuajse një detyrë të njejtë si IKSHP për raportimin e rasteve të reja të të infektuarëve nga radhët e nxënësve dhe mësimëdhënësve” tha Ibrahimi për “Gazeta Blic”

Ai ka apeluar të mos neglizhohen këto kërkesa pasi janë duke pësuar shumë nxënësit.

“Ju lutemi anagzhohuni në zgjidhjen e problemit të zëvendësimeve të mësimëdhënsve e që ky problem është shqetësim i madh për drejtorët komunal të arsimit. A e dini që 60 ditë marrin procedurat për të zëvendësuar një mësimëdhënës. Shkurtoni këto procedura burokratike të zëvendësimit të mësimëdhënsve e mos u merrni me raportime ditore të numrit të të infektuatëve sepse këtë e bën IKSHP. Mos i neglizhoni kërkesat e DKA-ve sepse nxënësit janë duke pësuar nga mos-zëvendësimi i mësimëdhënsve. Ta ruajmë cilësinë e mësmdhënies dhe mësimnxënies për aq sa mundemi. Kjo është kërkesë nga drejtorët e arsimit të komunave”

Kjo ishte edhe një nga kërkesat kryesore që u potencua dje në takimin e Kryetarëve të komunave të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

 

Gastronomët: Masat e reja anti Covid janë të ekzagjeruara, do t’i drejtohemi Kuvendit