Lajme

Hamza, Muhaxheri dhe Ahmeti heqin dorë nga mandati i deputetit

03/27/2025 16:36
nga:G B

Tre kandidatët e zgjedhur si deputetë në Kuvendin e Kosovës – Bedri Hamza, Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti – kanë vendosur të mos marrin mandatin parlamentar dhe të vazhdojnë detyrat e tyre si kryetarë komunash.

Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti, të dy përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), do të zëvendësohen nga Arben Gashi dhe Paris Guri. Ndërsa Bedri Hamza, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të zëvendësohet në Kuvend nga Rashit Qalaj.

Vendimi u bë publik gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për certifikimin e rezultateve përfundimtare.