Kryetarët e Komunave në takimin që është mbajtur online kanë kundënshtuar masat e reja që ka marrë qeveria e Kosovës gjegjësisht ministria e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Blic.
Përmes një njoftimi në Facebook kryetari i Drenasit Ramiz LLadrovci ka dhënë detaje nga ky takim.
Sipas tij pothuajse të gjithë kryetarët e komunave janë kundër masave të reja, duke thënë se gastronomët duhet të punojnë me masa të shtuara.
Sipas Lladrovcit është kërkuar nga Qeveria e Kosoëvs sigurimi i më shumë vaksinave kundër Covid – 19.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marr pjesë në takimin online të Këshillit të Kryetarëve të Komunave, takim ky i organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ku temë diskutimi ka qenë situata pandemike dhe masat anti-covid të vendosura nga Qeveria.
Në këtë takim, janë kundërshtuar masat e vendosura nga Qeveria dhe të gjithë kryetarët prezent në këtë takim, janë dakorduar që të largohen ato e t’u mundësohet puna gastronomisë me masa kufizuese në hapësirat e tyre.
Në këtë takim, janë nxjerr rekomandime të cilat do t’i dërgohen Qeverisë përmes AKK-së. Është kërkuar nga Qeveria të siguroj më shumë vaksina anti-covid e po ashtu është kërkuar që të kenë pako ekonomike për t’i ndihmuar bizneset dhe sektorë të tjerë të prekur nga pandemia.
/Gazeta Blic
“Ora policore të pezullohet deri në fund të Ramazanit”