Kosova ka lëshuar mbi 3,600 leje të punës për shtetasit e huaj përgjatë vitit 2023. Krahasuar me vitin 2022 ka pasur një rritje prej 22.4 për qind.
Mbi 3 mijë leje të punës janë lëshuar nga shteti i Kosovës për shtetasit e huaj gjatë vitit 2023.
Kjo u bë e ditur nga Instituti GAP, ku sipas statistikave, në këtë listë kryesojnë Turqia dhe Bangladeshi.
Kështu, 1,004 shtetas turq kanë marrë leje pune vitin e kaluar, 722 shtetas të Bangladeshit, 465 shtetas serbë e 440 nga Shqipëria. Ndërsa, numër më i ulët i punëtorëve është regjistruar nga Maqedonia e Veriut me 211 persona, 144 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 70 nga Filipinet, 61 nga Gjermania, 43 nga Mali i Zi dhe 36 nga Italia.
Sipas GAP-it, krahasuar me vitin 2022 ka pasur një rritje prej 22.4 për qind të numrit të lejeve të lëshuara për shtetasit e huaj.