Lajme

Kryesia e PD-së/ Këlliçi doli më i votuari, ja emrat që mbetën jashtë!

05/28/2022 21:58
nga:G B

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar ditën e sotme kryesinë e re, ku u zgjodhën 14 anëtarë burra dhe 6 gra nga 47 kandidatura.

Kandidati më i votuar ka qenë Belind Këlliçi me 192 vota, ndërkohë që në listën e zonjave ka qenë Fatbardha Kadiu.

Vërehet se jashtë kryesisë kanë mbetur Arben Imami, kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, por edhe Klevis Balliu e Genc Pollo.