Lajme

Kryesia e ngushtë mblidhet sot, a pritet dorëheqja e Abdixhikut? LDK-ja nuk e thotë asnjë fjalë

01/13/2026 12:12
nga:Genita C

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot një takim të rëndësishëm në nivel të strukturave drejtuese.

Sipas raportimeve në media, brenda partisë bëjnë me dije se në selinë e qendrore do të mblidhet Kryesia e ngushtë.

Takimi është i paraparë të nisë në orën 14:00.

Në këtë mbledhje, krahas kryetarit Lumir Abdixhiku, pritet të jenë të pranishëm nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm i partisë.

Në anën tjetër, GazetaBlic ka tentuar të marrë përgjigje nga LDK-ja, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.