Lajme

Kryesia e LDK-së në Pejë mbështet Abdixhikun

01/25/2026 11:39
nga:Genita C

Shumica e anëtarëve të Kryesisë dolën në përkrahje të kryetarit aktual para Kuvendit Qendror të 31 janarit 2026.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku është diskutuar për votëbesimin ndaj kryetarit aktual të partisë, Lumir Abdixhiku, në prag të Kuvendit Qendror.

Sipas njoftimit të publikuar nga kjo degë në rrjetin social Facebook, takimi u fokusua në përgatitjet për Kuvendin Qendror të LDK-së, i cili do të mbahet më 31 janar 2026, ku delegatët do të vendosin për votëbesimin ndaj kryetarit.

“LDK në Pejë mbajti mbledhjen e Kryesisë, ku u diskutua për Kuvendin Qendror që do të mbahet më 31 janar 2026, në të cilin do të vendoset për votëbesimin ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se anëtarët e Kryesisë kanë diskutuar hapur për situatën aktuale në parti, ndërsa shumica e diskutimeve kanë qenë në mbështetje të Abdixhikut.

Kuvendi i ardhshëm i LDK-së pritet të jetë vendimtar për drejtimin e partisë dhe zhvillimet e brendshme organizative.