Lajme

Kryesia e LDK-së mblidhet të hënën, Abdixhiku fton anëtarët për të koordinuar hapat e radhës

01/14/2026 18:39
nga:G B

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ftuar në takim anëtarët e Kryesisë Qendrore të partisë, në mbledhje, të hënën më 19 janar, raporton Gazeta Blic.

Gazeta Blic ka siguruar mesazhin që Abdixhiku u ka dërguar anëtarëve të Kryesisë Qendrore te LDK-së për pjesëmarrje, teksa ka thënë se do të diskutohen “çështjet me interes për partinë dhe për të koordinuar hapat e radhës në funksion të përgjegjesive tona politike dhe organizative”.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë Qendrore te LDK-së, Ju ftoj në mbledhjen e radhës të Kryesise Qendrore të LDK-së, e cila do të mbahet të henën, më date 19 janar, duke filluar nga ora 15:00. Pjesemarrja juaj eshtë e rendesishme për të diskutuar çështjet me interes për partinë dhe per të koordinuar hapat e radhes në funksion të përgjegjesive tona politike dhe organizative. Ju falënderoj paraprakisht per angazhimin dhe perkushtimin tuaj. Lumiri”, thuhet në mesazhin dërguar anëtarëve të Kryesisë./Gazeta Blic/