Lajme

Kryeshefi i “Pastrimit” Përparim Ramës: Dorëzo kontejnerët e blerë që po mbahen në malet e Gërmisë

02/12/2025 22:09
nga:Sh R

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, Petrit Reçica, i ka bërë thirrje kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, që t’i dorëzojë për shfrytëzim kontejnerët, të cilët ai ka thënë se po mbahen në depo.

Reçica ka thënë se Prishtina ka mungesë të theksuar të kontejnerëve të mbeturinave.

Ai u ka kërkuar edhe qytetarëve që t’i bashkohen në thirrjen ndaj Ramës.

Reçicapo ashtu  ka publikuar disa fotografi të kontejnerëve të mbeturinave që pretendohet  se janë blerë, e nuk po shfrytëzohen.

“Qyteti ka nevojë urgjente për më shumë kontenjerë për mbeturina, ndërkohë që ata që janë blerë vazhdojnë të mbeten të padorëzuar në malet e Gërmisë, ma saktësisht në Butovc. Mungesa e tyre e vështirëson punën e KRM Pastrimi dhe ndikon drejtpërdrejt në pastërtinë e lagjeve tona”, ka shkruar ai.