Lajme

Kryeshefi i ASK-së tregoi se si identifikohen zyrtarët për regjistrimin e popullsisë

04/05/2024 19:09
nga:Y I

Kryeshef i ASK-së, Avni Kastrati, tha se sfidat për regjistrimin e popullisisë janë goxha të mëdha ku fillojnë nga ato teknike e deri te ato të identifikimit të zonave.

Por këto sfida kalojnë më lehtë deklaroi Kastrati kur edhe qytetarët e dinë se çfarë duhet të kenë parasysh.

“Pyetjet janë të zakonshme, që i bëjnë në të gjitha botën, intervista në ekonomitë familjare nuk do të zgjasin shumë, ani varet nga numri i anëtarëve, dhe tek gratë ka më shumë pyetje që mund të zgjasë pak më shumë”.

Kastrati tregoj se si të identifikohen regjistruesit e popullsisë.

“Ai duhet të ketë një jelek, edhe një qantë, duhet ta ketë një mjet identifikues ku shihet edhe një letër ku ka autorizim, sepse vetëm personat e autorizuar mund ta kryejnë regjistrimin e popullsisë”

I pari i ASK-së tregoi që ata janë duke punuar së bashku edhe me organet e rendit për të ndaluar çdo parregullsi./T7/