Lajme

Kryeqyteti me më së shumti raste aktive me virusin korona

01/19/2022 08:00
nga:Q R

Aktualisht ne Kosovë janë 5 mijë e 678 raste aktive me COVID-19. Komuna e Prishtinës ka numrin më të lartë të rasteve aktive.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) në kryeqytet aktualisht janë 2 mijë e 614 raste aktive me koronavirus.

Ndërsa Mitrovica është e dyta për nga numri i rasteve aktive. Në këtë komunë janë 438 raste aktive me COVID-19.

Në raportin e fundit, IKShPK njoftoi për një rast të vdekjes dhe 720 raste të reja me COVID-19.

Propozimi i ZRRE-së për tarifat e reja të rrymës, opozita kundërshton ashpër – paralajmërohen edhe protesta