Lajme

Kryeqyteti i Serbisë në panik, një seri e kërcenimeve anonime për vendosje të bombave

05/11/2022 18:33
nga:Astrit Gashi

Orën e kaluar ka pasur një sërë raportimesh për bomba në Beograd në disa lokacione, ndërsa siç raporton “Nova.rs” nga burime jozyrtare, për një bombë është raportuar edhe në konviktin studentor “Patris Lumumba”.

Në këtë konvikt evakuimi i të gjithë studentëve dhe punonjësve është në proces.

Në orët e kaluara është raportuar për bomba në tri qendra tregtare në Beograd – “TC Rajićeva”, “BIG Rakovica”, dhe “TC Banjica”

Gjithashtu, për bombë u raportua në kopshtin zoologjik të Beogradit.