Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj është takuar me eprorët e Policisë rajonale të Pejës: Drejtorin e Drejtorisë Rajonale në Pejë kolonel Shaban Shalën, zëvendësdrejtorin nën-kolonelin Agron Hasanaj, shefin e sektorit të operativës rajonale nën-kolonelin Nexhat Gutiq dhe shefin e sektorit të hetimeve rajonale majorin Nue Nikollaj.
Në këtë takim është diskutuar për ngritjen e nivelit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional dhe harmonizimin e bashkëveprimeve me qëllim të efikasitetit për të siguruar rendin dhe sigurinë publike të qytetarëve në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Po ashtu është diskutuar për angazhimin dhe monitorimin e procesit zgjedhor të 9 shkurtit.
“Si çështje e veçantë e diskutimit ishte edhe koordinimi i Prokurorisë Themelore të Pejës me Policinë e Kosovës për angazhimin dhe monitorimin e procesit të votimeve me 9 shkurt, për mbarëvajtje sa me të rregullt të këtij procesi, duke garantuar mbrojtjen e votës se lirë të qytetarëve.”
“Po ashtu, të pranishmit diskutuan çështje me rendësi për ndërmarrjen e veprimeve , parandaluese të akteve kriminale, luftimin e korrupsionit , sigurinë në objektet shkollore, si dhe, siguria e qytetarëve. Gjithashtu, kryeprokurorja paraqiti objektiva e planit të punës në mandatin katër (4) vjeçar të saj.”


