Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka thënë për medie se konfiskimi i 400 kilogram kokainë në qytetin e Lipjanit është bërë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Shqipërisë dhe shtetit të Italisë.
Ai thotë se gjatë hetimit janë përdorur mjete të fshehta hetimore teksa ka shtuar se do të luftohet krimi i organziuar.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, autoritet italiane dhe auto amerikane. Janë konfiskuar 400 kg kokainë vlera e të cilave arrinë rreth 20 milionë euro. Po ashtu janë konfiskuar disa makina dhe mjete tjera. Gjatë hetimit janë përdorur masa të fshehta duke shikuar lëvizjen e të dyshuarve nga Italia deri në vendin tonë. Ju dërgojmë mesazh të qartë të gjitha grupeve kriminale se do të përballen me drejtësinë. Jemi të vetëdijshëm se nuk mund të luftohen nga një shtet i vetëm. Ashtu kemi bashkëpunuar me shtete tjera duke e ditur se krimi mund të na prek të gjithëve. kemi arritur të mposhtim krimin e organizuar. Më lini të falënderoj prokurorët e Shqipërisë, Prokurorët Italianë, policinë shqiptare dhe policinë e Italisë”, tha ai.