Lajme

Kryeprokurori i Shtetit/ Presidenca: Kërkojmë nga KPK adresimin e shkeljeve procedurale në një proces të ri

11/30/2023 12:54
nga:G B

Presidenca nuk e kishte dekretuar si kryeprokuror të shtetit Blerim Isufajn, të propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Kjo, sipas presidentes Osmani, për arsye se janë gjetur shkelje në këtë proces.

Mirëpo, KPK i ka dërguar sërish emrin e Isufajt Presidencës, ndërsa që kjo e fundit po kërkon proces të ri për zgjedhjen e kryeprokurorit.

Bekim Kupina, këshilltar për media, ka thënë për Gazeta Blic se presin nga KPK adresimin e shkeljeve procedurale të përmendura në letër, në një proces të ri.

“Të gjitha çështjet janë trajtuar në letrën/njoftimin e Presidentes, të datës 17 tetor. Presim nga KPK që t’i adresojë shkeljet procedurale të përmendura në atë letër, në një proces të ri”, ka thënë Kupina për Gazeta Blic.