Lajme

Kryeparlamentari Basha s’i lë deputetët në pauzë

08/26/2025 15:20
nga:G B

Ndërsa deputetët e Kuvendit të Kosovës, po tentojnë tashmë të çojnë përpara konstituimin e kuvendit me zgjedhjen e nënkryetarëve, tashmë ka një sfidë tjetër.

Kjo meqë i propozuari i Listës Serbe Slavko Simiq, s’po arrin ta ketë shumicën për zgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Megjithatë Dimal Basha në cilësinë e kryeparlamentarit, u lejoi deputetëve të Listës Serbe të konsultonin për një emër tjetër, por, nuk u lejoi të shkojnë në pauzë.