Novak Djokovic pranoi se ai lëvizte mes njerëzve në Serbi, edhe pse e dinte se ishte pozitiv.
Tenisti serb thuhet se ishte pozitiv më 16 dhjetor. Të nesërmen doli me fëmijët dhe më datë 17 pozoi për L’Equipe. Pas rrëfimit të Djokovicit se lëvizte mes njerëzve duke e ditur se ishte i infektuar, reagime po vijnë nga e gjithë bota.
“Të lejosh Djokovin të qëndrojë në vend dhe të luajë në Australian Open do të ishte një precedent i rrezikshëm”, shkruan tabloidi anglez, The Sun.
Pranimi se ai shkeli rregullat e izolimit pasi mësoi se ishte i infektuar mund t’i kushtonte shtrenjtë Djokovicit si në Australi ashtu edhe në Serbi. Dënimi maksimal për dëshmi të rreme është pesë vjet burg, ndërsa në Serbi ai përballet me tre vjet burg.
“Nëse je pozitiv, duhet të jesh i izoluar. Nëse z. Djokovic, duke e ditur se është pozitiv me koronavirus, doli mes njerëzve, atëherë është shkelje e protokollit”, tha kryeministrja serbe Ana Brnabiq për BBC.
/GazetaBlic Sport


