Lajme

Kryeministrit të Malit të Zi nuk i lejohet hyrja në Shqipëri

09/14/2021 15:36
nga:Y I

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić, raportohet që nuk është lejuar të futet në Shqipëri në doganë, për shkak se nuk kishte një test PCR të vlefshëm apo një pasaportën e vaksinimit anti-Covid.

Gazetari malazias, Aleksandar Brezar, ka postuar një video në llogarinë e tij në Twitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi

“Kjo mund ta pengojë pjesëmarrjen e tij në takimin me Kanelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”, shkruan ai.