Në takimin e radhës me përfaqësues të partive parlamentare të komuniteteve joshumicë, krymeinistri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti deputeten e rizgjedhur të Kuvendit të Republikës nga radhët e komunitetit boshnjak, Kryetaren e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje.
Kurti e uroi Baljen për mandatin e ri në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Diskutuan për procesin dhe rëndësinë e formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit të deritanishëm në ekzekutiv dhe legjislativ.
Pjesë e takimit ishte edhe zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Eldin Uglari, i cili vjen nga radhët e partisë që drejtohet nga Balje.