Lajme

Kryeministri ua merr dorën fotografive, shkrep edhe “selfie”

07/02/2022 08:09
nga:Astrit Gashi

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotografi nga organizimi i djeshëm në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë me rastin e shënimit të për 4 korrikut, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

Në albumin e kryeministrit është edhe një fotografi ku vetë Kurti shihet teksa fotografon gruan e tij, Rita Augestad Knudsen me deputeten Fatmire Kollçaku.

Derisa në një moment tjetër Kurti shihet edhe teksa e shkrep një “selfie”.Duket se kreu i Qeverisë ua ka marrë dorën fotografive.