Lajme

Kryeministri tregon nëse do të kërkojnë përfshirjen e SHBA direkt në dialog, flet edhe për disa letra që i ka nisur

09/18/2023 11:36
nga:N M

Shefi i Qeverisë Albin Kurti ka thënë se me 15 shtator, një ditë pas takimit në Bruksel u ka nisur nga një letër sekretarit të SHBA Blinken, presidentit francez, kancelarit gjerman dhe kryeministres së Italisë Mellon.

“Të nesërmen me 15 shtator u kam dërguar letër Blinkenit, Mellonit, Macronit dhe Scholzit dhe nga Parisi e Berlini kam marrë konfirmim se i kanë marrë letrat”, tha Kurti.

“Nuk ka të bëjë tash jo Amerika jo Evropa jo po shkojmë te ky jo te ai. ShBA dhe BE janë bashkë. Neve nuk na duhet të shkojmë nga një superfuqi te tjera. Neve nuk na duhet një dialog që është i njëanshëm’, tha ai në konferencën për media.

Kurti: BE duhet të heq masat ndaj Kosovës