Lajme

Kurti udhëton për në Mbretëri të Bashkuar: Do të marrë pjesë në diskutimet e një instituti

02/12/2024 09:50
nga:N K

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas një njoftimi të ZKM’së ai do të qëndroj një ditë atje.

Kryeministri Kurti do të takohet me zyrtarë të institucioneve të ndryshme dhe do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Ky panel organizohet nga Instituti i Politikave “Chatham House “.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri Kurti udhëton për në Mbretëri të Bashkuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuar. Në qëndrimin e tij njëditor atje, krahas takimeve me zyrtarë të institucioneve, ai do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’’.