Lajme

Kryeministri Kurti udhëton për në Bukuresht, merr pjesë në konferencën e organizuar nga PES

04/06/2024 15:42
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Partia Socialiste Europiane (PES), në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet europiane në qershor të këtij viti.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, gjatë qëndrimit atje, kryeministri do të ketë takime me përfaqësues dhe liderë të partive të ndryshme simotra.