Lajme

Kryeministri Kurti takoi teoricienin e mirënjohur botëror Francis Fukuyama, e fton për vizitë në Kosovë

07/06/2022 17:45
nga:Astrit Gashi

Në Tryezën vjetore të 26-të të organizuar nga “The Economist”, pas panelit ku ishte folës Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte një me Francis Fukuyamën, teoricienin e mirënjohur botëror nga Chicago, të sistemeve politike dhe ekonomisë politike.

Kryeministri Kurti u takua dhe bisedoi me Prof.Fukuyamën duke e njoftuar për progresin demokratik dhe ekonomik në Kosovë si dhe zhvillimet e reja që ndërlidhen me dinamikat gjeopolitike pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë.

Diskutuan edhe për Bashkimin Evropian, NATO-n dhe marrëdhëniet e Kosovës me vendet e Ballkanit.

Gjatë këtij takimi, diskutuan edhe se çka mund të mësojmë nga historia dhe teoria për mbrojtjen e të drejtave, drejtësisë dhe demokracisë në të ardhmen.

Kurti e ftoi Prof.Fukuyama të vijë në Prishtinë e ta vizitojë Republikën e Kosovës.