Lajme

Kryeministri Kurti takohet sot me presidentin maqedonas Pendarovski në ora 11:30

12/15/2021 10:23
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti do të presë sot në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Takimi do të mbahet nga ora 11:45 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski”, thuhet në njoftim.

Pendarovski sot ka zhvilluar takim edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Lajmi i fundit: Njësia Speciale nis një aksion të madh në Karaçevë!