Lajme

Kryeministri Kurti takohet me Plenković- Flasin rreth situatës së sigurisë në rajon dhe bashkëpunimit bilateral

02/14/2026 13:18
nga:Y I

Në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković.

Kryeministri kroat Plenković shprehu urimet ndaj Kryeministrit Kurtit për formimin e qeverisë së re njofton ZKM.

Sipas njoftimit të zyrës së Kryeministrit në vijim të takimit u bisedua rreth situatës në rajon, sigurisë dhe mbrojtjes, bashkëpunimit bilateral dhe luftimin e krimit të organizuar raporton “Gazeta Blic”.

Rreth thellimit të bashkëpunimit, u diskutua edhe për mundësinë e një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive.

Me Kroacinë ndajmë vlera të përbashkëta, dhe ajo është përkrahëse e jona për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.