Lajme

Kryeministri Kurti takohet me ambasadorin Weidinger, flasin për gjendjen me pandeminë

08/17/2021 17:50
nga:Y I

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, raporton Gazeta Blic.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin për ndihmën e pakursyer, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

Ai e njoftoi ambasadorin me veprimet e ndërmarra nga Qeveria për ringjalljen ekonomike të vendit pas situatës me pandeminë Covid – 19.

Njoftimi i plotë:

Përkrahja e Austrisë për Kosovën dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve ishin temë e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger.

Kryeministri falënderoi ambasadorin për ndihmën e pakursyer, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

Ai e njoftoi ambasadorin me veprimet e ndërmarra nga Qeveria për ringjalljen ekonomike të vendit pas situatës me pandeminë Covid – 19. Në takim u fol edhe për fushat e investimeve nga kompanitë austriake në Kosovë si dhe për bashkëpunimin me shtetet e rajonit.

Ambasadori Weidinger ritheksoi që Austria do të vazhdojë të përkrahë Qeverinë dhe popullin e Kosovës.