Sot ka ndërruar jetë Arton Turkaj, personazh i njohur i rrjeteve sociale si dhe botës së gazetarisë.
Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti.
“Prehu në paqe”, ka shkruar kryeministri në një fotografi të Turkajt, të cilën e ka postuar në Facebook.
Turkaj ishte gazetar dhe personazh i njohur i rrjeteve sociale, i njohur kryesisht përmes humorit të tij të përditshëm.
Ai raportohet se ka vdekur nga infarkti. Ngushëllime për të kanë shprehur shumë qytetarë e politikanë.