Lajme

Kryeministri Kurti reagon pas incidenteve në Veri, thotë se sulme të tilla nuk do të tolerohen

09/25/2021 12:14
nga:Y I

Pas djegjes së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe sulmit ndaj Qendrës së Regjistrimit Civil në Zveçan, ka reaguar kryeministri i vendit Albin Kurti, raporton Gazeta Blic.

Kryeministri Kurti në reagimin e tij thotë se hetimet e deritanishme tregojnë se gjithçka ishte e qëllimshme.

Ai theksoi se sulme të tilla nuk do të tolerohen.

“Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar. Sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen’ deklaroit Kurti.

Postimi i plotë: