Lajme

Kryeministri Kurti qetëson “gjakrat”, mirëpret kreun e BSPK-së, teksa premton mbështetje e thellim të bashkëpunimit

11/09/2021 15:37
nga:M K

Kryeministri Kurti ka pritur në takim kreun e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Ditëve të fundit qarkulluan zëra lidhur me një ftohje të raporteve mes qeverisë e sindikateve, por që tani, i pari i ekzekutivit ka hapur dyert për kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykollin dhe kryetarin e Këshillit Drejtues të BSPK-së, Ali Gashin, përcjell GazetaBlic.

Takimin e rrjedhën e tij e konfirmoi departamenti për media brenda zyrës së kryeministrit.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Atdhe Hykollin, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Ali Gashin, kryetar i Këshillit drejtues të BSPK-së.

Duke e uruar z. Hykollin për detyrën e re, kryeministri shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe BSPK-së.

Ai ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimit të kushteve në punë, nëpërmjet rishikimit të kornizës ligjore për të drejtat e punëtorëve dhe sigurinë në punë, si dhe nëpërmjet fuqizimit të mekanizmave të zbatimit të ligjit.

/GazetaBlic/