Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur në zyrën e tij familjarët e heroit Ever Zymberi.
Kryeministri në FB është shprehur se u nderua me këtë vizitë kurse më tutje u shpreh se sakrifica e heroit Zymberi nuk do të harrohet kurrë.
Ai pranoi edhe një dhuratë nga miku i tij.
Më 26 korrik bëhen 10 vite nga rënia heroike e policir Enver Zymberit në detyrë.
Enver Zymberi ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002. Ai u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai u qëllua gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Kosovës në pjesën veriore të vendit.
Postimi i plotë i Kurtit:
Me 26 korrik sivjet bëhen 10 vjet nga rënia e heroit Enver Zymberi. Në zyren time prita Muharrem Zymberin, babain e tij, me të cilin kemi qenë për një vit bashkë në burgun e Pozharevcit. Baca Rremë erdhi të më vizitonte me vajzën Shyhrete Zymberi-Brahimi dhe djalin Çlirimin, i cili i shërben vendit si pjesëtar i Policisë së Kosovës. Përveç bisedës, u ndjeva shumë i nderuar që Arsim Sadiku, miku i Enverit, më kishte bërë një dhuratë të cilën mund ta shihni në foto. Sakrifica e Enverit nuk do të harrohet kurrë, kurse emri i tij do të kujtohet përherë.


