Lajme

Kryeministri Kurti pas takimit me ambasadorët e QUINTI-it: Nesër do të thërrasim një seancë të jashtëzakonshme

01/14/2022 13:52
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me ambasadorët e QUINT-it në presidencë u deklarua shkurt para mediave ku njoftoi se do ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër në ora 14:00.

“Porsa patëm një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe atë të BE-së. Në takim ishim të pranishëm presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe unë si kryeministër dhe dy zëvendëskryeministrat Bislimi dhe Gërvalla.Të tri institucionet do të dalim me një komunikatë të përbashkët për shtyp dhe pas kësaj do të mund të ju përgjigjemi në pyetjet e juaja.Ndërkaq unë po shkoj në kryeministri për të përgatitur thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës për nesër në ora 14:00”, tha ai.

Ka përfunduar pas më shumë se një ore takimi në mes të ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në ndërtesën e presidencës së Republikës së Kosovës.

Një takim i tillë ka ardhur pas një komunikate të përbashkët të QUINT-it në të cilën kanë kërkuar që Kosova të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë bazuar në praktikat e votimit të mëhershme.

 

Përfundon takimi mes ambasadorëve të QUINT-it dhe krerëve të shtetit