Lajme

Kryeministri Kurti: Nuk kam afat për viza – unë nuk premtoj data, por zotohem për angazhim në këtë çështje!

07/01/2021 21:22
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ai nuk jep afat për viza, siç kanë bërë paraardhësit e tij në pozitën që mbanë akutalisht.

Ai shtoi se me angazhimin e stafit të tij dhe përshtypjet që u kanë dhënë francezëve e në veçanti presidentit Macron, mund të ndodhë që ta rimendojnë këtë çështje, përcjell GazetaBlic.

“Unë nuk jam këtu për data. Nuk kam afat për viza. Ajo që premtoj unë është fakti se do të angazhohem për këtë çështje.

Bashkë me zëvendës-kryeministrin e ministrin e brendshëm, mendoj se u kemi lënë përshtypje të mirë, me çka besoj se do ta rimendojnë këtë çështje”, tha ndër të tjera Kurti në RTK.

Kurti: Do të ketë kapitull të ri të dialogut, në Korrik do të takohemi sërish!

/GazetaBlic/