Lajme

Kryeministri Kurti nesër shkon në Doganën e Kosovës

08/11/2022 23:04
nga:Astrit Gashi

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati do ta vizitojnë të premtën Doganën e Kosovës.

Vizita është e planifikuar të zhvillohet në orën 08.30

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.