Lajme

Kryeministri Kurti në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive: Le të flasim si diplomatë, e le të punojmë si patriotë

11/26/2021 11:13
nga:M K

Po bëhen tashmë më shumë se një orë nga fillimi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Elbasan.

Të dy kryeministrat veçse kanë lexuar fjalimet e para, teksa mbledhja po vazhdon sipas planit të paraparë në bazë të rendit të ditës, përcjell GazetaBlic.

Fillon mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Kosovë – Shqipëri

Është interesant fakti se kryeministri Kurti, i kritikuar dukshëm së fundi për deklaratat e tij në nivelin ndërkombëtar për bashkimin mes Kosovës e Shqipërisë, sot e tha një shprehje interesante, ku ftoi politikanët në të dy anët e kufirit që të flasin si diplomatë, por të punojnë si patriotë.

“Le të flasim si diplomatë, e le të punojmë si patriotë”, ka thënë mes tjerash në fjalimin hyrës kreu i ekzekutivit kosovar.

/GazetaBlic/