Lajme

Kryeministri Kurti merr pjesë në varrimin e Papa Françeskut

04/26/2025 09:48
nga:Y I

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka udhëtuar për në Itali për të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut.

Kështu u bë e ditur nga një njoftim i Zyrës së Kryeministrit.

Pjesëmarrëse është edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Papa Françesku varroset në Bazilikën “Santa Maria Maggiore”, në Romë.

88-vjeçari vdiq të hënën e 21 prillit nga një sëmundje.