Lajme

Kryeministri Kurti merr ftesë nga Prokuroria Speciale

12/11/2024 17:50
nga:Y I

Kryeministri Albin Kurti ka marrë ftesë nga Prokuroria Speciale.

Lajmi është publikuar në faqen e Facebook të zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, raporton “Gazeta Blic.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”shkrua ai.

Kryeziu tha se në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundëuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, e sipas tij përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025.

Njoftimi i plotë:

Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale.

Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor.