Lajme

Kryeministri Kurti: Mbrëmë vonë kur shkova në shtëpi, u ngroha me batanije!

12/15/2021 19:01
nga:M K

Kryeministri Kurti e ka pranuar se ndonjëherë ngrohet edhe me batanije.

Në konferencën e përbashkët për medie bashkë me ministren Rizvanolli, kreu i ekzekutivit me buzëqeshje tha se në kryeministri po ngrohen me një sistem që është për gjithë ndërtesën, por kur shkoi vonë në shtëpi, u ngroh me batanije, përcjell GazetaBlic.

“Këto ditë po më bie të jem shumicën e kohës në veturë duke shkuar nga njëri vend te tjetri. Këtu në zyre të kryeministrisë e kemi një sistem për gjithë ndërtesën, por mbrëmë vonë, kur shkova në shtëpi, u ngroha me batanije. Por shpresoj që kjo pyetje e juaja e përgjigje e imja mos të bëjë që deputeti Bekim Haxhiu të thërras konferencë për medie”, tha ndër të tjerash Kurti.

/GazetaBlic/