Kryeministri Albin Kurti e ka pritur me ceremoni shtetërore homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq.
Kjo është shfaqja e parë e Kurtit që nga dje, ku rreth orë 18:30 u fut në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje për të qëndruar me orë të tëra brenda.
Kurti dhe Plenkoviq do ta zhvillojnë një takim, pas së cilit do të dalin në konferencë për media në oborrin e Qeverisë.
Plenkoviq më pas do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.
Opozita ka fituar në shumicën e komunave të Kosovës (24) në zgjedhjet lokale. Ndërkaq LVV-ja, që udhëheq me Qeverinë pasi kishte marrë besimin e mbi 50% të votuesve në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të shkurtit, ka dështuar në zgjedhjet lokale, duke arritur të fitojë në vetëm 4 komuna.