Lajme

“Kryeministri Kurti duhet të tregojë sesi bëhet bashkimi, e jo si do të votonte ai në një referendum të mundshëm!”

11/20/2021 17:50
nga:M K

Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka reaguar pas intervistës së Kurtit dhënë portalit francez, “Monocle”.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Murati ka thënë se kryeministri Kurti duhet të tregojë sesi bëhet bashkimi, e jo si do të votonte ai në një referendum të mundshëm, përcjell GazetaBlic.

“Po ia rikujtoj kryeministrit se bashkimi është i ndaluar me Kushtetutën e Kosovës; se ndryshimi i kushtetutës është i kushtëzuar me votën e 2/3 të deputetëve të pakicave (përkatësisht së paku nja katër deputetë të Listës Serbe do të duhej të votonin për ndryshim); si dhe se referendumi për ndryshimin e kushtetutës po ashtu nuk lejohet me këtë kushtetutë”, shkroi mes tjerash Murati.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/GazetaBlic/