Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se besueshmëria në institucione asnjëherë nuk ka qenë më e madhe sesa tani.
Kjo sipas tij, ndikon shumë në numra, sidomos në ata ekonomikë, ku tha se fitorja plebishitare, pra besimi ndikon edhe në rritje të të hyrave, përcjell GazetaBlic.
“Tre të parët e listës së VV-së në zgjedhjet e 14 Shkurtit udhëheqin me tri institucionet kryesore në vend. Kjo është shumë e rëndësishme.
Po vërehet se besueshmëria në institucione kurrë nuk ka qenë më e lartë”, tha ndër të tjera i pari i ekzekutivit në RTK.
/GazetaBlic/