Lajme

Kryeministri Kurti: Ata që manipuluan me çmime do të ndëshkohen

03/15/2022 15:26
nga:N M

Kryeministri Albin Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po diskutohej për rritjen e çmimeve bazë, ka folur edhe për rritjen e çmimeve brenda natës nga disa markete, por edhe për çmimin e derivateve.

Kurti tha se rritja e çmimit të vajit, ishte thjeshtë një zhvatje.

“Një litër vaj është shitur 1.50 euro, rritja e tillë artificiale është zhvatje që nuk bën të lejohet. Të gjithë ata shitës që manipuluan me çmime në kurriz të qytetarëve duhet të ndëshkohen e do të ndëshkohen”, tha Kurti.

Sipas tij Qeveria e Kosovës ka shtuar kontrollin dhe mbikëqyrjen.

Sa i përket rritjes së çmimeve Kurti tha se është shqetësim i çdo qytetari dhe se Qeveria është duke punuar në mbështetje të tyre.

“Rritja e çmimeve është shqetësim i çdo qytetari. Ne si Qeveri jemi duke punuar në vazhdimësi që nga fillimi i mandatit qeverisës që të mbështesim qytetarët e sidomos ata që janë më të cenueshëm”, vlerëso ai.

Kurti flet për zgjedhjet serbe të 3 prillit: Jemi në kontakt me QUINT-it dhe BE-në që të gjejmë një zgjidhje