Lajme

Kryeministri izraelit: Pa u liruar të gjitha pengjet, s’ka zbatim të pikave të propozimit për armëpushim të Trumpit

10/05/2025 14:22
nga:Genita C

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se nuk do të ecë përpara me tërësinë e planit të armëpushimit të administratës Trump derisa të lirohen të gjithë pengjet.

“Ne nuk do të kalojmë në asnjërën nga 21 pikat derisa pika e parë – lirimi i të gjithë pengjeve, të gjallë dhe të vdekur – derisa pengu i fundit, secili prej tyre, të ketë kaluar në territorin izraelit,” tha Netanyahu.

“Vetëm atëherë do të vazhdojmë me çdo pikë tjetër,” shtoi Netanyahu.

Ai po fliste në Forumin e Heronjve të Izraelit, një grup familjesh anëtarët e të cilave u vranë gjatë sulmeve të Hamasit më 7 tetor ose në luftën në Gaza që pasoi.