Lajme

Kryeministri i Spanjës uron Edi Ramën- Urime për fitoren bindëse në zgjedhje

05/13/2025 22:12
nga:Y I

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, njëkohësisht lider i Partisë Socialiste Spanjolle (PSOE), ka uruar homologun e tij shqiptar, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Sanchez shkruan:

“Gëzuar, Edi Rama për fitoren bindëse të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në shumicë përpjekjet që Shqipëria t’i bashkohet Bashkimit Evropian. Urime.”